Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar një femër dhe mashkull në Shtime, pasi kishin kryer një vjedhje të rëndë.
Policia bën të ditur se të dyshuarit kanë vjedhur nga antena e Telekomit të Kosovës, ndërsa kishin dëmtuar alarmin dhe ( kapakun e baterive ) të antenës.
Të dy personat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime .
Komunikata e plotë:
Me datën 07.05.2024 rreth orës 19:38 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, në objektin e antenës së Telekomit të Kosovès është duke u kryer një vjedhje.
Patrullat e policisë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një veturë Ford Focus me targa vendore dhe dy persona të dyshuar. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tyre dhe veturës, në bagazhin e veturës janë gjetur 4 bateri akumuluese elektrike, të cilat dyshohet se ishin vjedhur nga antena e Telekomit të Kosovës, ndërsa kishin dëmtuar alarmin dhe ( kapakun e baterive ) të antenës. Të dy personat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime .
Të arrestuarit janë :
– M.M ( M/K), i moshës 44 vjeçar,
– M.P (F/K) , e moshës 43 vjeçareTë dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policorë me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore./Arbresh.info/
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...