Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë kapur 15 armë si dhe municione të llojeve të ndryshme.
Policia ka njoftuar se po në të njëjtën kohë, janë shqiptuar 5123 janë shqiptuar gjoba për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 920 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.
Në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, poashtu janë realizuar 220 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 74 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, theksohet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...