Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndodhur një kanosje me armë zjarri në Ferizaj.
Sipas raportit, thuhet se pas një mosmarrëveshje, një person nga një distance rreth 150 metrave ka shtënë me armë zjarri disa herë.
Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri Revole me gas, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje.
I dyshuari është në arrati, dhe rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj 22.01.2024-13:53. Tre ankues meshkuj kosovar kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti në një distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri. Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri Revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë