Një person dyshohet se ka kanosur verbalisht një zyrtar policor pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:40, shkruan Arbresh.info.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar më 29 shtator 2025 dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
“KANOSJE Rahovec 28.09.2025-16:40. Pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur verbalisht njërin nga zyrtarët policor. I njëjti me 29.09.2025 është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim p...
Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëres...
Të shtëna ndaj Botërorit/ Të vrarë e të plagosur në Kansas, ...
Vetëm edhe 6 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezulta...
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...