Policia e Kosovës është njoftuar për një rast “Kanosje”, i cili kishte ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kontaktuar katër persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj për procedura të mëtejshme.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, personat janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.
“Gjatë veprimeve hetimore, hetuesit policorë kanë siguruar një video-incizim dhe një audio-incizim, të cilat i janë përcjellë prokurorit të shtetit si prova materiale.
Tek i dyshuari E.F. (30 vjeç) janë sekuestruar dy armë zjarri (pistoleta) dhe 63 fishekë, ndërsa tek i dyshuari tjetër N.M. (57 vjeç) është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) dhe 10 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për armët e sekuestruara, të dyshuarit posedonin leje valide.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Pas përleshjeve në kufi, Pakistani thotë se ka vrarë 30 tali...
Dosja “Metamorfoza”, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gj...
Çështja e presidentit, deputeti i LDK-së thotë se Abdixhiku ...
Haradinaj: S’jam kandidat për president
Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, ...
Sulmi i Afganistanit në Pakistan, vriten “shumë” ushtarë pak...