Kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës Kaçanik-Kërbliq.
Zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, ka njoftuar se rruga është me gjatësi 11 kilometra e 231 metra dhe me gjerësi 5 metra dhe vlera e kontratës 2.140.000 milionë euro.
“Kjo rrugë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e banorëve të fshatit Kërbliq dhe gjithë qytetarëve të Kaçanikut, ku do të mundësohet më lehtë qarkullimi, punimi i tokave, vizitat e qytetarëve në këtë fshat që karakterizohet me dy ujëvarat dhe bukuritë natyrore të tij dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit malor. Çdo premtimi të dhënë para qytetarëve, i qëndrojmë mbrapa deri në realizimin e tij”, ka shkruar ai në Fadebook.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...