Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zyrtarizuar Ramiz Lladrovcin, ambasador i Kosovës në Shqipëri, kandidat për kryetar të Drenasit.
Menjëherë pas nominimit, Lladrovci ka dhënë dorëheqje nga posti i ambasadorit të Kosovës në Tiranë, ndërsa në Drenas kanë filluar pakënaqësitë, duke e konsideruar nominimin e Lladrovcit si politik dhe të dhunshëm.
Ndërkaq në një letër drejtuar presidentit Hashim Thaçi dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, Lladrovci ka ofruar dorëheqjen e tij, siç ka thënë ai, “për shkak se është nominuar për postin e kryetarit të Drenasit”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Por zyrtarizimi i Lladrovcit për karrigen e të parit të Drenasit nuk i ka pëlqyer fare kryesuesit të Kuvendit të Drenasit, Naim Bazaj, i cili shihej si kandidati më serioz i PDK-së për ta zëvendësuar Nexhat Demakun, pas dorëheqjes së tij.
Madje, nominimi i Lladrovcit ka shfaqur pakënaqësi edhe tek anëtarësia.
Vetë Bazaj ka thënë se zarfin me emrin e Ramiz Lladrovcit, të cilin shefi i partisë së tij, Kadri Veseli e kishte sjellë në Drenas, i “ngjason kohës së Rankoviqit”.
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...
Kurti takohet me studentët: Ju jeni pasuria më e madhe e ven...