Kandidati i PDK-së do t’i mposhtë kandidatët e tjerë

08:10 | 18 Mars 2017

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, Lirak Çelaj, është shprehur i pakënaqur me qeverisjen e deritanishme në kryeqytet.

Ai ka thënë se qytetarët janë lodhur nga qeverisja nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Çelaj ka vlerësuar se Prishtinës i duhet një udhëheqje më e guximshme dhe më e shpejtë për ta zënë hapin e kohës së humbur. Çelaj ka treguar se e ka mbështetjen e degës së PDK-së në Prishtinë për të qenë kandidat për kryetar të kryeqytetit në zgjedhjet lokale mirëpo, sipas tij, për këtë çështje do të vendosë kryesia qendrore e partisë.

Ai ka thënë se PDK-ja në këto zgjedhje në Prishtinë duhet ta ndryshojë qasjen në prezantimin e kandidatit, jo që ta bëjë publik emrin e kandidatit pak ditë para zgjedhjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara