Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Qeverisë.
Në mesazhin e tij, Merz ka vlerësuar se përpara Qeverisë së Kosovës qëndrojnë detyra sfiduese, duke shprehur bindjen se Kurti do të marrë vendimet e duhura për avancimin e vendit drejt integrimit euroatlantik.
“Me rastin e rizgjedhjes suaj, ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem që së bashku me ju të vazhdojmë të thellojmë marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore midis vendeve tona,” thuhet në letrën e tij.
Kancelari gjerman ka theksuar se përvoja e Kurtit do të jetë kyçe në marrjen e vendimeve strategjike për të ardhmen e Kosovës, duke përfshirë edhe përparimin në proceset integruese.
Ai ka veçuar gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbia, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Në këtë përfshihen edhe përparime të mëtejshme në dialogun e normalizimit me Serbinë. Ju siguroj se Kosova ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm,” thuhet më tej në mesazh.
Gjithashtu, Merz i ka uruar Kurtit suksese në mandatin e ri, duke riafirmuar mbështetjen e Gjermania për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike./
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...