Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka vizituar sot komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Ferenc Kajari në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi, Komandanti i KFOR-it dhe Kancelari Nehammer diskutuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjenerali Kajari falënderoi Kancelarin për kontributin e Austrisë në KFOR.
Pas përfundimit të takimit me Gjeneralin e KFOR-it, kancelari Nehammer vizitoi ushtarët e kontingjentit austriak në Kosovë.
Ndryshe, kancelari i Austrise gjatë ditë së sotme është takuar me krerët e shtetit të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti/arbresh.info/
LEXO EDHE
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër