Komandanti i FSK–së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të MFSK–së, Shkelzen Sylaj, priten në takim ambasadorin e Kanadasë, për Kroaci dhe Kosovë, z. Daniel Maksymiuk.
Në këtë takim, KOMFSK dhe Sekretari i Përgjithshëm e njoftuan ambasadorin me të arriturat e përgjithshme të MFSK/FSK–së si dhe me proceset dhe rrugën për të ardhmen e FSK-së.
Ambasadori i Kanadasë, Maksymiuk edhe njëherë konfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij, për përkrahje të pa rezervë për MFSK/FSK-në dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi. Me këtë rast, ambasadori i Kanadasë shprehu gatishmërinë dhe kërkoi inicimin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me MFSK/FSK-në, për zhvillimin e aktiviteteve konkrete në fushën e trajnimit dhe avancimit të pjesëtarëve të FSK–së.
Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjithashtu konfirmoi që edhe MFSK/FSK-ja, janë të gatshëm për nënshkrim të një marrëveshje të tillë e cila hapë rrugë të reja për ngritjen profesionale te të gjithë pjesëtarëve të MFSK/FSK
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...