Një këmbësore është goditur për vdekje nga një kamion në Prizren.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Prizrenit, Faton Alija, ku bëri të ditur se këmbësorja ka ndërruar jetë si rezultat i lëndimeve të marra.
“Rreth orës 13:00, pranë objektit të KEDS-it në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe një këmbësore. Për pasojë, këmbësorja – një grua – ka ndërruar jetë si rezultat i lëndimeve të marra”, ka thënë Alija.
Alija ka bërë të ditur se shoferi i kamionit është ndaluar nga policia.
“I dyshuari, drejtuesi i kamionit, është ndaluar nga Policia e Kosovës. Njësitë policore ndodhen ende në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rrethanat e aksidentit”, ka thënë tutje Alija./Arbresh.info
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...