Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se janë duke bërë shpërndarjen e lodrave, ngjyrave, mjeteve shkollore tek fëmijët në mënyrë që ata të kalojnë kohën më lehtë në izolim.
Kastrati nëpërmjet një postimi në Facebook tregoi se këto materiale janë siguruar përmes donacioneve të qytetarëve e bizneseve vullnetmirë të Komunës së Kamenicës.
Ky është postimi i plotë i Kastratit:
Lodra për fëmijët në karantinë?❤
Ndonëse është situatë e jashtëzakonshme, ne jemi duke bërë çdo gjë që familjeve në vetizolim të mos u mungojë rutina. Ndër të tjera kemi dashur t’ua bëjmë fëmijëve këtë kohë më të lehtë duke ju blerë lodra, ngjyra, mjete shkollore, puzzle, rubikon e libra me tregime.
?????????
Që këta fëmijë të mos e kenë ndjesinë e ngarkesës psiqike në këto ditë sfiduese, ata do të zhvillojnë aktivitete me këto materiale të cilat ua kemi siguruar përmes donacioneve të qytetarëve e bizneseve vullnetmirë të komunës sonë.
Një pjesë e kemi siguruar dhe për pjesën tjetër ju ftojmë të na bashkangjiteni në këtë iniciativë. Faleminderit vullnetarëve?
#RriNshpi

Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...