Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se raporti i publikuar nga Komisioni Evropian, dëshmon se pushteti i Aleksandër Vuçiq, është faktor destabiluzues për rajonin dhe Ballkanin Perëndimor
Ai përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe shkeljet e të drejtave elemntare të njeriut, trajtimi i të drejtave të pakicave kombëtare si dhe pasivizimi i adresave.
Postimi i plotë:
Raporti i sapopublikuar i Progresit i Komisionit Evropian për Serbinë dhe rajonin dëshmon se pushteti aktual i Presidentit Aleksandër Vuçiq nuk ka vullnet politik në njërën anë për demokratizim dhe evropianizim të vendit, e në anën tjetër mbetet faktor destabilizues për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Që nga shkeljet në të drejtat fundamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, pasivizimit të adresave, gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët e lartë, mungesën e demokracisë gjithëpërfshirëse, lirinë e shprehjes dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucione, e deri te gjendja jostabile në Veriun e Kosovës, Bosnje dhe Herzegovinë, Mal të zi; me Serbinë si vektor destabiliteti të tyre, flasin më së miri për pushtetin e sotëm në Beograd.
Në anën tjetër, veprim inkurajues është harmonizimi i politikave rreth Ballkanit Perëndimor midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të shprehur sot përmes kumtesës së përbashkët të Sekretarit Amerikan të Shtetit, z.Anthony Blinken dhe Përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme, z.Josep Borell./arbresh.info/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00