Kamberi me 17 mars në Gjykatën e Nishit: Sulm ndaj figurës dhe punës time

00:02 | 28 Janar 2022

Prokuroria në Serbi ka ngritur një propozim akuzë ndaj deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ai në lidhje me këtë ka folur në “Edicionin Special” në Klan Kosova, duke sqaruar veprën me të cilën ai ngarkohet.

“Ka ngritur një propozimë akuzë, që është një hap juridik të cilin prokuroria e ngrit për veprat penale deri në 5 vjet. Në këtë rast për veprën me të cilën më ngarkojnë, dënimi i kërcënuar është deri me 1 vit burg ose me të holla. Bëhet fjalë për periudhën në të cilën unë kam qenë në krye të komunës së Bujanovit, ku me 2018 kam nënshkruar kontrata për investime në infrastrukturë në vlerë më të madhe. Kjo është për faktin se për një periudhë të gjatë komuna e Bujanovcit realizon projekte me vlerë më të madhe, në pamundësi që brenda një viti buxhetor t’i përmbush obligimet që mund të sjellë një projekt i cili ka vlerë më të madhe, u shpreh ai.

Ai tregoi arsyen pse mendon se kjo propozimë akuzë ka ndodhur pikërisht në këtë kohë, përcjell Klankosova.tv.

“Mendoj se është pikërisht situata që është zgjedhur, në pragë të zgjedhjeve parlamentare, që të ndikojë në figurën time dhe për të ndikuar që unë të mos mund të kandidojë sërish për deputet. Kam argumente, dëshmi e kontrata, do të përballem edhe me drejtësi, nëse është nevoja”, tha ai.

Tutje, Kamberi këtë e quajti sulm ndaj figurës dhe punës së tij.

“Zgjedhjet janë paralajmëruar me 3 prill, ndërsa unë me 17 mars jam i ftuar në gjykatën në Nish, juridikisht kjo nuk pengon në kandidimin tim. Është drejtpërdrejt një sulm në figurën dhe punën time”, u shpreh Kamberi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara