Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin e qeverisë së re.
Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi tha se ftesës së presidentit Vuçiq iu përgjigj duke e njoftuar se shqiptarët nuk do të marrin pjesë në këto konsultime, sepse siç thotë ai, janë procese të rrejshme të demokracisë.
“Njoftova Presidentin se nuk shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e një procesi të rrejshëm të demokracisë, sa për të përmbushur formën, ndërkohë që bashkëkombësit e mi mbeten pakica skajshmërisht e diskriminuar në sistemin shtetëror në 13 vitet e fundit”, shkroi Kamberi në postimin të cilin ia bashkëngjiti edhe letrën e plotë që ia dërgoi Vuçiqit./Arbresh.info
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...