Katër shtetas të Serbisë janë ndaluar në Novosellë të Kamenicës pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.
Policia ka theksuar se ata janë shoqëruar në stacionin policor.
“KALIM ILEGAL I KUFIRIT Fsh. Novosellë, Kamenicë 14.04.2025 – 10:25. Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar shtetas të Serbisë, pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur gjësende të ndryshme të përdorura. Me vendim të prokurorit, mallrat i janë dorëzuar doganës, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, ka njoftuar policia./Arbresh.info/
KEDS gjobitet me 35 mijë euro për parregullsi në njehsorë el...
Spanja godet rrjetin e drogës, kapen 30 tonë kokainë
Limaj i shkruan Bedri Hamzës: Nisma e gatshme për t’iu bashk...
Haxhiu dekreton një sërë ligjesh, përfshirë anëtarësimin në ...
Isufaj pret delegacion amerikan e ndërkombëtar, në fokus sun...
Thaçi: Ka ardhur koha që presidenti të zgjidhet drejtpërdrej...