Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Leposaviq nën dyshimin se ka kaluar kundërligjshëm kufirin.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit (bashkë me veturën) është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Arbresh.info.
“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT Belo-Bërdo, Leposaviq / 08.06.2024-15:30. Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin kosovar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke kaluar kundërligjshëm kufirin. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit (bashkë me veturën) është liruar në procedurë të rregullt.”, njofton policia./Arbresh.info/
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...