Zyrtarë policorë të Stacionit Policor Malishevë, më 11.08.2021, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka kryer kontrolle në dy lokacione në kërkim të armëve ilegale në rajonin e Malishevës.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit tek i dyshuari i parë, në shtëpinë e tij dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar.
• Pushkë Automatike “Kallashnikov AK 47” dhe një karikator.
• Pistoletë “BRUNI MOD.92 cal 8 mm” karikatori 18 copë fishek.
Kurse në lokacionin e dytë janë gjetur dhe sekuestruar këto armë:
• Pushkë automatike “Kallashnikov AK47”
• Pushkë automatike “AK47”
• Pushkë ajrore “Bereta cal 6 mm”
• Municion, 61 copë cal 7.62 mm
• Karikator, 6 copë
• Këllëf i revoles, 1 copë
• Sprej, 1 copë
• Helmeta, 2 copë
• Pranga, 1 copë
I dyshuari për rastin e parë është liruar, ndërsa për rastin e dytë janë ndaluar dy të dyshuar me urdhër të prokurorit ndalen në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...