Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Enrico Barduani, priti sot në një vizitë zyrtare Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas. Ajo u shoqërua nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, si dhe nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, gjatë vizitës së saj në Shtabin e KFOR-it.
Sipas njoftimit zyrtar të KFOR-it, vizita e Kallasit përfaqësonte një mundësi të rëndësishme për shkëmbim pikëpamjesh në nivel të lartë, me fokus te
stabiliteti rajonal, bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor,.
“Në veçanti, Gjenerali Barduani theksoi rolin parësor të koordinimit të ngushtë midis KFOR-it dhe Bashkimit Europian në zgjidhjen e çështjeve të mbetura që ende pengojnë arritjen e një mjedisi plotësisht të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...
“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci...