Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendosjes së flamujve serb me hartën e Kosovës në ndeshjen me Serbi-Angli.
Kadrijaj me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia vazhdon të ndjek rrugën e shovinizmit të kriminelit Millosheviq, shkruan Arbresh.info.
“E tmerrshme! Serbia agresore, po e dëshmon çdo ditë që ka mbetur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq! Këtë e dashmon edhe kjo paraqitje e tifozëve serb sonte në ndeshjen e futbollit mes Anglisë dhe Serbisë, të cilet të frymëzuar nga politika ekstreme nacionaliste, kanë vendosur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoviniste serbe”, ka shkruar Kadrijaj.
Ajo tutje i ka bërë thirrje Ministrisë për Punë të Jashtme të Kosovës të reagojë urgjent dhe të kërkojë nga UEFA, si organizatore e këtyre garave, të dënojë Serbinë për aktet të tilla destabilizuese e nacionaliste, dhe të mos lejoi më skena të tilla./Arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...