Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i është drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj me disa kërkesa.
Përmes profilit të saj në Facebook, Kadrijaj ka kritikuar ministrin Mehaj për disa çështje.
Sipas Kadrijajt, Mehaj para se të kërkojë nga aleatët strategjikë bazë të përhershme ushtarake, duhet që t’i kryejë disa detyra të tjera, si: Përfundimi i Strategjisë Nacionale dhe përfundimi i Ligjit për Donacione për Ushtrinë e Kosovës.
Postim i Kadrijajt:
Ministër Mehaj, ndale mashtrimin.
Para se të kërkosh nga aleatët tonë strategjik bazë të përhershme ushtarake në Kosovë, kryeji detyrat e shtëpisë:
– Përfundoje Strategjinë Nacionale të Sigurisë dhe sjelle në Kuvend për miratim
– Përfundoje Ligjin për Donacione për Ushtrinë e Kosovës
– Mos i pengo marrëveshjet bilaterale për pjesëmarrjen e Ushtrisë në stërvitje dhe operacione, siç ishte rasti në Poloni.
Punoni, mos mashtroni! /arbresh.info/
lexo edhe:
Pas agresionit rus në Ukrainë, Mehaj kërkon bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje