Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha por që sipas saj, nuk i mbajti asnjërën.
Kadrijaj në një konferencë për media tha se Qeveria ka sjell sanksione dhe prishje të marrëdhënieve me partnerët kyç të Kosovës.
“Çka është shqetësuese, është se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, por në fakt nuk ka mbajtur asgjë, një prej tyre është sulmi që po u bëhet mediave, sulmi ndaj gjykatave, dhe në fund duhet me thënë se askush s’është mbi ligjin”, tha Kadrijaj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Çka ka prodhuar kjo Qeveri? Ne jemi të sanksionuar, i kemi raportet e prishura me të gjithë aleatët tanë, po shkojmë për të diskutuar dhe debatuar për të mos arritur asgjë, bil-bile nuk jemi anëtarësuar as në Këshillin e Evropës, ka pranuar Zajednicën”, tha Kadrijaj./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...