Kadriaj: Politika në vend po merr kohë, deri në vjeshtë të mos shkojnë në zgjedhje

19:27 | 3 Gusht 2019
A Z

Njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj për Arbresh.info flet rreth zhvillimeve të fundit politike, dhe si mund të ndikojë kjo situatë në ekonomi.

Kadriaj ka thënë se ish-Kryeministri së pari ka mëndu me ia rrit veti rrogën 17 here më të madhe se paga minimale, është një veprim aspak i ndershëm.

“Unë vlerësoj që  keqqeverisja në vend duke filluar nga njerëzit jo kompetent që ende nuk kemi strategji të mirëfilltë për zhvillim ekonomik por aty për aty me një ish-kryeminister që së pari ia ka mëndu të ia rrit vetit rrogën një veprim aspak i ndershëm dhe njeherit në kundërshtim me standardin e jetesës qytetarit si dhe 17 here më e madhe se paga minimale diçka jo normale po ashtu edhe me ministra aspak profesional me shume kryejnë rolin e administratorit të liderit politikës sa të kenë ide inovative. Si përfundim pa marr parasysh që në momente të caktuar misionet e ndërkombëtare i injorojnë institucionet vendore mendoj që ato kanë ndikuar në demokratizimin dhe shtet ndërtimin e vendit dhe njehrit me prezencën e tyre në Kosovë dëshmojnë që Kosova është shtet që për ne kjo ka rendësi të veçante”.

Tutje vlerëson se politika në vend po merr kohë deri në vjeshtë të mos shkojnë në zgjedhje sepse një pjese e votuesve janë në pushime dhe pjesa tjetër kanë lëshuar vendin.

Sipas tij nuk ka me keq se të kemi bllokod institucionale dhe to mos shkojmë në zgjedhje.

“Ne  si popull jemi bere specie për studim e them ketë sepse ne raport me pushtuesit përkundër dhunës kemi treguar qe kemi shpirt liridashës ndërsa ndaj  udhëheqësve qe janë me votën tonë, jemi bërë aq të pa fuqishëm që me lehte po e marrim valigjen duke lëshuar vendin sesa te ngrisim zërin ndaj abuzuesve ne vend. Nuk di çka duhet me bë politika ne vend mëkeq sesa te kemi bllokod institucionale dhe to mos shkojmë në zgjedhje por si duket ish kryemsintri është dashurua me karrigen e të parit të vendit dhe nuk po duke treguar egoizëm dhe aspak jo i stirucional dhe kushtetueses këto janë veprime te femive por aspak të një burrështetasi dhe si duket politika në vend po merr kohë deri në vjeshtë të mos shkojnë në zgjedhje sepse një pjese e votuesve janë në pushime dhe pjesa tjetër kanë lëshuar vendin kështu që partitë politike e kanë dertin e mos daljes në votime e më se paku të mendojnë diçka të mirë për qytetarët dhe perspektiven e  Kosovës si shtet qe tani me te gjitha proceset kanë filluar të numërojnë mbrapsht për shkak të politikes në vend’, ka thënë ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale