Kadri Veseli vizitoi Medresenë “Alaudin” në Prishtinë

15:53 | 26 Nëntor 2015
M. A.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Velsei së bashku me Myftiun Naim Tërnava kanë vizituar gjatë ditës Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.

Kryeparlamentari u prit nga Drejtori i Medresesë, Bahri Simnica, profesorë, nxënës dhe nxënëse të Medresesë të cilët me rastin e vizitës së tij kënduan dhe recituan vargje të poetit Mitrush Kuteli.

IMG_9546

Kryetari Veseli tha se “Jam jashtëzakonisht i nderuar që jam sot në një vend të shenjtë, në një vend të atdhetarizmit të fuqishëm, në një vend ku çdo vit mësohen mësime të mira për botën më të lartë, mësimet për besimin ndaj Zotit dhe respektin ndaj njeriut”.

Veseli iu drejtua edhe profesorëve të Medresesë ku i falënderoi për mikpritjen sepse siç tha Veseli kështu e ka traditë Medreseja.

“Kjo Medrese në periudhat më të rënda në të cilat është ballafaquar atdheu ynë ka qenë institucion, ka qenë vendstrehim ka qenë këshillim ka qenë orientim për të gjitha gjeneratat që janë munduar për lirinë e Kosovës”, tha ai.

IMG_9543

Para nxënësve të Medresesë dhe të pranishmëve foli edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i cili tha se është një ndjenjë e veçantë që përjeton në hyrje të këtij objekti madhështor, “shpeshherë e kam thënë që ka qenë një dhuratë shumë e madhe për kombin shqiptar”. /Arbresh.info

IMG_9334

IMG_9362

IMG_9461

IMG_9497

Shpërndaje në rrjete sociale