Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka akuzuar opozitën duke thënë që ka gjetur luftën të flas diçka tjetër.
“Ata po merren me Rusinë e Serbinë. Ata po duan këto dy vende ti kthejnë në Kosovë e jo të jenë të bashkuar që ta kemi një platformë të përbashkët me Serbinë. Ata po bëjnë një lojë të tillë e pastaj të bëjnë kanale të fshehta të flasin me Vuciqin”, tha ai.
Ai këto komente i tha në një konferencë për media ka thënë se PDK-ja ka qëndrim të qartë për Kushtetutën e Republikës së Kosovës, integritetin dhe sovranitetin.
Ai ka shtuar se opozita ka zgjedhur rrugë tjetër.
“Kanë zgjedhur rrugën që të luftojnë më shumë me SHAB-në, kanë zgjedhur rrugën të kuptojnë se a është Tumpi me Rusinë apo Princi me Serbinë? Trumpi e Princi janë me Kosovën qysh kanë qenë përjetë SHBA me Kosovën Këto zëra janë ata që duan Rusinë e Serbinë ta sjellin në Kosovë” ka thënë Veseli.
Ai ka thirrur për një debat konstruktiv ndërsa ka thënë se ka parë disa zëra që tentojnë lidhje edhe me Rusinë.
“Ka filluar një eufori si me fol kundër Rusisë ma lehtë flet kundër Amerikës se kundër Rusisë. Shikoni vetëm tendencat, Putini nuk është aleat i Kosovës Trump është aleat I Kosovës, Medvedevi nuk është aleat I Kosovës, Princi është aleat I Kosovës. Ky është një qëndrim 30 vjeçar dhe ja kemi pa hairin si Kosovë. Tash disa patriotëve ju ka ardhur me gjet disa partner të tjerë” ka thënë Veseli.
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi