Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qëndrore, ka takuar strukturat e partisë në Gjilan, Kamenicë dhe Viti.
Situata politike dhe sfidat e tjera nëpër të cilat po kalon vendi, përfshirë atë me pandeminë, ishin temë e diskutimit në këto takime, përcjell arbresh.info
Duke i dhënë të gjithë mbështetjen e tij këtyre tri degëve, kryetari Veseli ka kërkuar nga to mobilizim edhe më të madh, që në këto kohë sfiduese të jenë akoma më afër qytetarëve dhe problemeve të tyre.
Kryetarët e Degëve të PDK-së në Gjilan, Kamenicë dhe Viti, Qemajl Mustafa, Bajram Dërmaku dhe Bekim Azizi, kanë falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen dhe janë zotuar se puna në interes të qytetarëve do të jetë fokusi kryesorë edhe më tej./arbresh.info/
https://www.facebook.com/PDKqender/posts/3329207973791892
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...