Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë dhe mbajti një fjalë rasti në Akademinë Përkujtimore, e cila u organizua nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në shënim të 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit.
Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, kryeparlamentari Veseli këtë ditë e konsideroi moment kujtimi për të pavdekshmit, dëshmorët e kombit, të cilët sakrifikuan për lirinë, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Kreu i Kuvendit tha se në këtë ditë është rast i mirë që të kujtohen edhe përkrahësit dhe miqtë, që ndihmuan në situatat jetike të popullit tonë.
“Duke kujtuar dëshmorët dhe jetën e tyre, sot, ne i bëjmë shërbim fëmijëve tanë, rinisë sonë, që të mos lejojnë t’u cenohet e drejta për liri, e drejta për jetë me dinjitet, e drejta për të njohur të kaluarën tonë, dhe të ardhmen që po e ndërtojmë, për të gjithë qytetarët e vendit”, është shprehur Veseli.
Në këtë Akademi, kryetari Veseli u nderua nga organizatorët me mirënjohje, me motivacionin – Ndihmesë në udhëheqjen e luftës së UÇK-së.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...