Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të artistes Violeta Rexhepagiqi.
Në një dedikim përmes Facebook-ut, Veseli thotë se vdekja e parakohshme e artistes Rexhepagiqi, e bën edhe më të dhimbshme ikjen e saj nga kjo botë.
”Vdekja e parakohshme e artistes Violeta Rexhepagiqi e bën edhe më të dhembshëm largimin e saj. Violeta kishte filluar të merrej me muzikë qysh në fëmijëri. Origjinaliteti, kreativiteti dhe guximi, janë vetëm disa nga cilësimet e profilit të saj artistik shumë kompleks e avangardë.
Me artin e saj si kompozitore, këngëtare dhe shkruese e teksteve, ajo la gjurmë shumë të rëndësishme e në kohëra shumë të vështira. Edhe si gazetare ajo e prezantoj të vërtetën e Kosovës në media të ndryshme të botës, kur tek ne e vërteta censurohej gjithandej. E kam njohur edhe personalisht si gazetare shumë profesioniste, të drejtë e të përkushtuar.
Ngushëllime familjes, fansave të saj dhe artdashësve”.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër