Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një konference të jashtëzakonshme për media ka folur edhe për Radio Televizionin e Kosovës.
Ai ka pranuar se në televizionin publik të Kosovës ka ndërhyrje, mirëpo, sipas tij, ato duhet të ndalen.
Madje, Veseli është shprehur i ‘nervozuar’ përflaktin se shpesh herë RTK-ja bën padrejtësi ndaj PDK-së dhe LDK-së. Ai tha se televizioni publik u jep më shumë rëndësi zëdhënësve të partive opozitare se sa nënkryetarëve apo zëdhënësve të dy partive të koalicionit, transmeton Indeksonline
“Kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi se “sa të jetë kryetar Kuvendi dhe kryetar i Partisë Demokratike anjëherë nuk do të lejojë që të bëhet pjesë e pazareve politike për transmetuesin publik, i cili duhet te jete i depolitizuar. RTK do ta ketë mbështetjen e plotë institucionale. Krejt çfarë kërkojmë është profesionalizmi në informim, sepse kjo është edhe interesi i qytetarëve”.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeparlamentari kanë thirrur sot një konferencë urgjente lidhur me raportimin për ndryshimet në Qeverinë e Republikës.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...