Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherit lider i PDK-së, gjatë vizitës së tij në Plavë dhe Guci, ka dorëzuar sot një koleksion librash për Shtëpinë e Kulturës së sapondërtuar në Vuthaj.
Veseli përmes facebook ka deklaruar se kjo është vetëm një ndihmesë simbolike për këtë trevë qe përballë stuhive të historisë, ia ka dalë ta mbrojë me nder identitetin kombëtar dhe traditën shqiptare.
”Gjatë vizitës në Plavë e Guci, dorëzova një koleksion librash për Shtëpinë e Kulturës së sapondërtuar nē Vuthaj si donacion nga Kuvendi i Kosovës. Kjo është një ndihmesë simbolike për këtë trevë qe përballë stuhive të historisë, ia ka dalë ta mbrojë me nder identitetin kombëtar dhe traditën tonë. Edhe pse të ndarë prej malesh të larta, lidhja me Kosovën ka qenë dhe do mbetet shumë e fortë”.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...