Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli sot është kritikuar në një mënyrë më ndryshe gjatë punës së tij në Kuvend.
Duke u ngutur në lexim për t’i kryer sa më shpejt pikat e rendit të ditës së seancave të papërfunduara, Veseli nuk është kuptuar nga deputeti i VV-së Adem Mikullovci, shkruan arbresh.info.
Ky i fundit ka marrë fjalën duke ‘belbëzuar’ e duke folur aq shpejt për pak sekonda gjë që e habiti shumë kryeparlamentarin Veseli ndërkohë që deputetët e tjerë qeshnin me të madhe.
Mirëpo, Mikullovci e sqaroi menjëherë se çfarë po ndodhte duke thënë se po imitonte Veselin i cili po fliste shumë shpejt dhe prej të cilit nuk po kuponte asgjë.
Veseli ka filluar të qesh dhe e ka falënderuar Mikullovcin duke i thënë se u gëzua sepse kishte filluar të mendonte se ai nuk ishte mirë.
Kryetari i Kuvendit e ka shpërndarë edhe në Facebook videon e këtij momenti duke shkruar se kjo ishte kritika më e lezetshme që ka marrë ndonjëherë./Arbresh.info

Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...