Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës 2023 të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kazermën “Adem Jashari”.
Kadeti më i dalluar u shpall Arjanit Hoxha.
Ai para të pranishmëve e tha se sot këtu qëndron si njëri ndër më të mirët e klasës 2023.
“Ajo nesër ëndërr e djeshme sot është bërë realitet, tokën që të parët tanë na e lanë amanet do të kujdesemi që ta ruajmë siç është më së miri”, tha ai.
Hoxha tha se janë dhe gjithmonë do të jenë falënderues FSK-së për mundësime e shkollimit.
Ai u zotua se klasa në të cilën ai diplomoi gjithmonë do të jemi në shërbim të atdheut tonë, dhe gjithmonë në krye të detyrës.
“Gëzofshim dhe festofshim gjithmonë suksese të njëpasnjëshme”, tha krejt në fund ai./Arbresh.info/

lexo edhe:
Trafik armësh nga Mali i Zi/ Arrestohen dy persona në Tiranë...
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...