Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se kadetët kanë nisur të sfidohen fizikisht dhe psiqikisht për reagim në kushte të motit të ashpër,
“Kadetët tanë të rinj zhvillojnë bazat e njohurive dhe demonstrimin praktik në lëmine e kërkim- shpëtimit dhe mbijetesës. Në Qendrën tonë Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, kadetët tanë sfidohen fizikisht dhe psikikisht për reagim në kushte të motit të ashpër”.
“Motivimi i lartë dhe angazhimi vetëmohues janë konfirmim i fuqishëm se oficerët – liderë të ardhshëm janë garanci për Ushtrinë tonë gjithnjë e më të fortë. Nuk ka sfidë që na ndalë në hapat tonë të çeliktë përpara”, ka shkruar Mehaj. /arbresh.info/




Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër