Kadetët e Kosovës bashkë me ata të vendeve të ushtrive të NATO-s, kanë marrë pjesë në stërvitjen “Kampi veror 2022”, në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kjo është një mundësi e shëlqyer që kadetët t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri shkathtësitë profesionale.
“Kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe. Gjithashtu, krahas avancimit të aftësive drejtuese dhe manovruese, ata të përmirësojnë teknikat, taktikat dhe procedurat e tyre për luftime sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe orientim të suksesshëm në terren të panjohur”, ka shkruar Mehaj në facebook./arbresh.info/
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...