Kadetë të FSK-së kanë marshuar me sukses 12.8 kilometra në rrethinën e liqenit të Batllavës.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci njoftoi se marshimi rezultoi me sukses, përkundër kushteve të rënda atmosferike, temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dendura të borës.
“Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak”, shkroi Maqedonci.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës