Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi nuk ka votuar pro qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Kadaj-Bujupi ka abstenuar, shkruan arbresh.info.
E me këtë është habitur edhe vet shefi i partisë, Ramush Haradinaj.
Ai ka deklaruar se nuk ka qenë i njoftuar paraprakisht për abstenimin nga ana e Kadajt-Bujupi.
“Jo, nuk ka kërkuar asgjë. Të them të drejtën, nuk e kemi ditur se do të kemi abstenim në një votë nga grupi ynë, mund ta pyesni atë kur ta takoni se pse nuk ka votuar”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...