Anëtarja më e re e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se largimi i saj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë për arsye krejtësisht personale.
Ish-deputetja e AAK’së ka thënë se nuk e sheh si transfer largimin e saj nga AAK’ja, por si vazhdim të bindjeve të saj politike.
“Në momentin kur filluan hamendjet unë vendosa ta vazhdojë rrugën time politike aty ku kishte më shumë konsistim dhe këmbëngulje për të kundërshtuar dy marrëveshjet e dëmshme për vendin”, ka thënë Kadaj- Bujupi në emision “Click”, në RTV21.
Kadaj-Bujupi ka shtuar se edhe në kohën e koalicionit LVAN, Vetëvendosje nuk ka folur për ndarje postesh e pozitash.
“Vetëvendosje edhe asokohe ka qenë për të qëndruar bashkë dhe ta dërgojnë PDK’në në opozitë në mënyrë që të sjellim ndryshimin”, ka thënë Kadaj- Bujupi.
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...