Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se nuk ka largim të taksës pa reflektuar Serbia.
Kadaj-Bujupi, në RTV Dukagjini, ka thënë se tarifa nuk dëmton raportet me SHBA-në.
Ajo ka thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse ndonjëri nga partnerët e koalicionit qeverisës largohet nga Qeveria.
“Vendi nuk shkon në zgjedhje për dy ditë, pasi janë afatet e parapara kohore me ligj. Qeveria mund të prishet, vendi mund të shkojë në zgjedhje, por kjo nuk nënkupton që masa ndaj Serbisë do të hiqet për shkak të ndryshimit të përbërjes së koalicionit”, tha ajo.
“Taksa nuk është çështje që duhet të ndërlidhet me pushtet, madje edhe me humbjen e pushtetit, që ne të ndryshonim këtë masë [ndaj Serbisë]”.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nëse zgjedhjet janë zgjidhje, kjo parti është e gatshme për këtë proces, por sipas saj kjo nuk është zgjidhje momentale pasi vendi ka shumë punë për të bërë.
“Por nëse mospajtimet thellohen deri në atë shkallë sa që mospajtimet thellohen deri në atë shkallë sa që nuk mund të funksionohet tutje dhe dikush e konsideron që duhet të dalë nga ky koalicion, përballohet edhe kjo situatë dhe kalojmë në procese të rregullta demokratike”, tha Kadaj-Bujupi.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...