Komuna e Kaçanikut do të shpenzoj nga buxheti 68 mijë euro, vetëm që të mirëmbaj rrugët gjatë sezonës së dimrit.
Në përshkrimin e lëndës janë dhënë edhe specifikimet se çka parashihet Komuna të planifikoj me këtë shumë parash.
“Sasitë e planifikuara-Sigurimi transportit dhe hedhja e kripës industriale 100 tonë, Pastrimi i rrugëve nga të reshurat e borës me mekanizëm 550 orë, gërmime të dheut 2400 m³, pastrimi i rrugëve nga prurjet e të reshurave dhe shembjeve të dheut 1500m³, sigurimi transporti dhe shtrirja e zhavorrit 0-61.5mm 1750m³, sigurimi i transportit dhe shtrirja e zhavorrit 0-31.5mm”, thuhet në përshkrimin e lëndës.
Tenderin e ka fituar kompania “Konz. “Grand Contruction”&”Via” shpk&”Eurokos” NTP.
Data e dhënies së kontratës është bërë me 11 janar, ndërsa nënshkrimi i saj pritet të bëhet me 23 janar.
Ndryshe në fillim për këtë tender ishin planifikuar të shpenzoheshin 76 mijë e 486 euro.

Shefi i Hezbollahut refuzon bisedimet e planifikuara Izrael-...
Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nëns...
Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara
Leeds shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë, mposht ...
Zyrtarët e Trump po diskutojnë një tjetër takim të mundshëm ...
Qazim Laçi realizon supergol në fitoren e Rizesporit