Kabineti i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se takimi midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet në Paris më 1 korrik, nuk do të mbahet.
Me herët qeveria gjermane i ka konfirmuar Deutsche Welle-s, se është shtyrë pa afat takimi Kosovë-Serbi në Paris.
Në përgjigjen e shkurtër që i kthehu DW një zëdhënëse e qeverisë gjermane, thuhet ndër të tjera edhe se Gjermania dhe Franca do të jetë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë. Në lidhje me takimin e punës së zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, zëdhënësja nuk donte të jepte sqarime.
Reali humb, por mban gjallë shpresat – dilemë e madhe për Ar...
Greqia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga 1 j...
Nexhi nga Kosova e vë në pikëpyetje autenticitetin e pamjeve...
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...