Gazetari Valon Syla mesditën e sotme është sulmuar fizikisht nga një person.
E lidhur me këtë ka reaguar gazetari e analisti Bekim Kabashi i cili e ka dënuar këtë rast, shkruan portali arbresh.info
“Trishtim sulmi ndaj kolegut Valon Syla. N’Kosoven e vitit 2021, pas 22 vite investim nga demokracite ma t’zhvillume t’botes, ka hapsine qe njerzit me dale me t’rrehe n’rruge, kunder fjales se lire”, shkruan mes tjerash Kabashi.
Tutje ai thotë se vetëm paramilitarët serbë i kanë nxjerrë njerëzit në atë mënyrë nga vetura dhe i kanë rrahur.
“Vetem paramilitaret serb i kane nxjerre shqiptaret nga veturat e i kane rrahe ne ate forme, duke u mundu me ua ndalu me dhune lirine e shprehjes”, thotë Kabashi.
Ky është i plotë shkrimi i tij:
Trishtim sulmi ndaj kolegut Valon Syla. N’Kosoven e vitit 2021, pas 22 vite investim nga demokracite ma t’zhvillume t’botes, ka hapsine qe njerzit me dale me t’rrehe n’rruge, kunder fjales se lire.
Ke t’drejte deri te Zoti te jesh kunder mendimit te tjetrit, por s’ke t’drejte deri te Zoti qe per kete ta dhunosh tjetrin.
Nese ky shtet duhet ta rrotulloj token e ta gjeje ate armik te lirise se Kosoves, e te ja jap denimin e meritum.
Jo per Valon Sylen, por per Kosoven, per lirine e saj.
Vetem paramilitaret serb i kane nxjerre shqiptaret nga veturat e i kane rrahe ne ate forme, duke u mundu me ua ndalu me dhune lirine e shprehjes.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi