Bie numri i dhuruesve të gjakut në Kosovë.
Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut ka rënë numri i dhuruesve të gjakut.
Ani pse tani është e zbrazur, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të gjakut pranon çdo ditë rreth 50 dhurues të gjakut.
Mirëpo temperaturat e larta gjatë kësaj kohe kanë bërë që të ketë një qetësi në këtë qendër.
E kjo sipas doktoreshës Safete Maliqi Qormemeti është normale.
Ajo pohon që kohëve të fundit numri i dhurueseve është rritur dukshëm kjo për shkak të vetëdijësimit të qytetarëve.
Tutje doktoresha tha që ka ende kërkesa për plazmën konvalenciente që shërben për të ndihmuar të prekurit me virusin korona.
Maliqi Qormemeti bën thirrje që të gjithë ata që kanë shëndet të mirë të dhurojnë gjak për t’i shpëtuar jetën dikujt që është në rrezik.
E përveç grupit 0 pozitiv që është në mungesë grupet e tjera janë në sasi të mjaftueshme./orainfo/
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...