“Ka qenë, është dhe do t’jetë jetike t’i kultivojmë raportet me SHBA-të” – Hamza flet pas fitores së Trump
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka folur në “Pressing: të T7, për fitoren e republikanit Donald Trump, në zgjedhjet parlamentare amerikane këtë të martë.
Të enjten, Hamza ka thënë se është jetike për Kosovën që t’i kultivojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për këtë, Bedri Hamza thotë se raportet duhet të ngritën sa më lartë.
Në këtë mënyrë, Hamza thotë se Kosova do të përfitojë në të gjitha aspektet, politikisht, ekonomikisht e në rrafshin diplomatik.
Hamza ka thënë se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me administratën Trump, i cili në janar të vitit të ardhshëm zyrtarisht e merr mandatin.
“Për në në Kosovë është e rëndësishme që të vazhdojmë t’i kultivojmë raportet jashtëzakonshme të mira, korrekte, të afërta, edhe si miq edhe si partner me SHBA-të. Kjo është ka qenë, dhe do të jetë jetike për shtetin e Kosovës dhe qytetaret e saj”.
“Raportet duhet të kultivohen e të ngritën në nivele sa më të larta dhe prej kësaj miqësie dhe partneriteti strategjik të fitojë Kosova edhe në aspektin politik, ekonomik, edhe në aspektin diplomatik në favor të shtetit të Kosovës”.
“Jam i bindur që do të vazhdojë bashkëpunimi i Kosovës me administratën Trump”, ka thënë Hamza.
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...