Me përkrahjen dhe në bashkëpunim me Komitetin për imunizim me vaksinën COVID 19 , sot ka filluar vaksinimi i zyrtarëve të Policisë së Kosovës me vendbanim në Prishtinë.
Vaksinimi i zyrtarëve policorë po realizohet në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe ky aktivitet po menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore pran Departamentit të Burimeve Njerëzore të Policisë së Kosovës, e cila në bashkëpunim me departamentet tjera policore ka përgatit planin e vaksinimit, i cili shpërndahet në baza ditore, me qëllim të njoftimit të zyrtarëve për kohën dhe vendin e vaksinimit.
Policia e Kosovës bën të ditur se procesi i imunizimit do të vazhdojë deri në përfundim të vaksinimit të gjithë personelit policor.
“Deri më tani ka përfunduar vaksinimi i personelit të Policisë së Kosovës me rrezikshmëri më të lartë ndaj COVID 19 (me sëmundje kronike)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, për kujdesin e shëndetit të stafit të saj dhe njëkohësisht falënderon personelin mjekësor për trajtimin dhe kujdesin e treguar ndaj zyrtarëve policor./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...