Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit vetëm pasi të ketë vendimmarrje të PZAP-së dhe eventualisht Gjykatës Supreme ndaj ankesave që janë paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“KQZ është njoftuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion janë paraqitur tri ankesa nga një subjekt politik. Andaj, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe eventualisht edhe të Gjykatës Supreme para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.
Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se ankesat lidhen me votimin me postë.
Procesi i numërimit të votave në QNR ka përfunduar të mërkurën, derisa subjektet politike kanë pasur afat 48 orë për të paraqitur ankesat.
Një tjetër arritje historike/Policia e parë e graduar e Koso...
Policia arreston të dyshuarin për krime lufte në Aeroportin ...
Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Japoninë, jepet alarmi pë...
Policia e Kosovës shpallë konkurs pune për disa pozita
Ferit Idrizi sot zyrtarisht merr detyrën e kryetarit të Vush...
Nesër protesta në Shkup: OVL-UÇK pret 20 mijë pjesëmarrës