Jusuf Azemi tregon arysen pse nuk e priti Hotin në takim

Jusuf Azemi
00:16 | 28 Janar 2021

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, ka treguar pse nuk e priti në takim kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Azemi ka thënë se përveç vonesës së këtij të fundit, ai paraprakisht ka parë që takimi nuk ishte serioz.

Azemi tutje ka shtuar se para se të shkonte në Kryeministri, Sindikata ka menduar që Hoti ka bërë marrëveshjen e gatshme dhe do të duhej vetëm nënshkrimi.

“Unë nuk kam nevojë të qëndroj në korridor të kryeministrisë apo kudo pa treguar se kur do të jetë saktë fillimi i takimit. Kërkesa për takim kur është bërë ne nuk kemi pasur njohuri dhe kemi menduar që kryeministri ka bërë një marrëveshje të gatshme për nënshkrimin e kërkesave tona që i kemi bërë si sindikatë, por në momentin kur kam shkuar aty, kam parë që në atë takim janë paraparë të jenë disa asociacione të ndryshme dhe unë kam parë që ky takim nuk mund të jetë serioz dhe nuk kam dashur t’ia jap dëshirën askujt të bëjë fotografim se kryeministri po flet me sindikatën e punëtorëve”, ka thënë ai në Interaktiv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara