Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se sot, disa lagje të Prishtinës do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë, transmeton arbresh.info.
Sipas KRU “Prishtina”, këto reduktime do të vijnë si pasojë e amortizimit të linjave.
“Punimet do të zhvillohen në linjën DN 300 mm material AC, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë”.
“Pa furnizim me ujë të pijshëm, gjatë ditës do mbesin këto zona: lagjja Pejton, lagjja Dardania pjesërisht, një pjesë ne lagjen “te Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” ne lagjen “Arbëri” një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria në rr. “Tahir Zajmi”, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...