Jeta e rrezikuar e banorëve të Obiliqit

17:33 | 27 Prill 2016
M. A.

Banorët e lagjes “Krasniqi” në fshatin Shipitullë, komuna e Obiliqit, nuk njehen aspak të sigurtë në vendin ku jetojnë. Toka mbi të cilën janë ndërtuar shtëpitë e tyre, rrezikon të shembet. Kjo për shkak të gërmimeve të vazhdueshme që bënë KEK-u në atë pjesë, për nxjerrjen e thëngjillit.

Banorët kërkojnë zbatimin e vendimit për shpronësim, derisa thonë se çdo ditë jetese në atë pjesë është rrezik për ta. Kjo lagje sot u vizitua nga kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Përfaqësuesit institucional ofruan mbështetje për banorët dhe u zotuan se problemin e tyre do ta dërgojnë në të gjitha instancat e larta, në mënyrë që procesi i shpronësimit mos të zvarritet.

Në mënyrë që Avokati i Popullit të informohet dhe të shoh për së afërmi problemet e shumta që i kanë banorët e Obiliqit dhe fshatrave përreth, kryetari Gashi e shoqëroi atë edhe tek lagjja dhe deponia e Mirashit.

Familja Morina që jeton në lagjen e Mirashit, në hapësira që i takojnë KEK-ut, po përballet me probleme të mëdha.

Sherife Morina tregon se vajza e saj, Suela, 7 vjeçare, që kur ishte një vit e gjysmë i janë shfaqur probleme të m ëdha shëndetësore për shkak të pluhurit.

Sipas saj, nga konstatimet e mjekëve, gjendja shëndetësore e vajzës ka ardh si pasojë e ambientit në të cilin jetojnë.

 

“Suela më së shumti ka problem prej pluhurit, alergjisë, pres astmës, një vit e gjysmë i ka pas Suela kur e kemi kuptuar. Kur e kemi quar pastaj në Shkup, atje e kanë vërtetuar edhe më mirë, se është alergji. Kur ka pluhur i enjtet fytyra, sytë, i nxinte fryma”, tha ajo.

Meqë shtëpia e tyre gjendet në oborrin e KEK-ut, familja Morina detyrohet që për çdo lëvizje që e bënë, të kontrollohet nga sigurimi i KEK-ut.

 

“Zakonisht na ndalin, emrin mbiemrin, dhe ku keni me shku, a e keni shtëpinë këtu. Kur të njo hin mirë kalojmë, kur nuk të njohin jo. Me ardh dikush mysafirë e pengojnë, ku po shkon dhe nuk e lënë të hyjë, derisa na thirrin në telefon”, tha ajo.

Për krejt këto probleme të banorëve dhe rrezikut që i ekspozohen ata, kryetari i Obiliqit dhe Avokati i Popullit diskutuan sot, derisa thanë se po kërkojnë zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve në Obiliq.

 

“Ne e njoftuam Avokatin e Popullit për shqetësimet e qytetarëve, për problemin dhe raporti ne Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për problemin e Shipitullës, Hadës, të Dardhishtës, për çështjen e deponisë regjionale, pastaj emetimi i tepërt i gazrave, pluhuri që po ndodhë nga KEK-u. Gjithashtu e njoftuam edhe për infrastrukturën e dobët, që dëmet kryesisht shkaktohen nga KEK-u. Pastaj që KEK-u t ë krijojë brezat e ndalimit të zhurmës së tepruar që rrjedhë pikërisht nga industria e KEK-ut. Gjithashtu të krijojë edhe breza të gjelbrat që do ta ndalnin ndotjen”, tha ai.

Ndërsa Avokati i Popullit Hilmi Jashari tha se informatat që ka marrë lidhur me këto probleme janë shumë shqetësuese dhe meritojnë vëmendjen e Qeverisë.

 

“Ndoshta do të provojmë të hapim një hetim të veçantë lidhur me të drejtat e qytetarëve të kësaj komune në ambient. Të shohim ku ka defekte. Mbi të gjitha është shumë e rëndësishme që kjo komunë dhe qytetarët t’i heqin brengat dhe mos të kenë shqetësime sa i përket vlerave sepse është evidente që nuk dihet se cilat janë parametrat e ndotjes së ambientit deri më tani”, tha ai.

Jashari tha se edhe KEK-u është njëri prej subjekteve q? ? do të përfshihet në hetimin që do ta bëjnë.

 

“KEK-u sigurisht është njëri prej subjekteve që ka me qenë i përfshirë në hetimin tonë, dhe sigurisht që kemi me u dhënë mundësi atyre për t’u prononcuar e dhënë vlerësimet e veta lidhur me këtë çështje. Mirëpo është edhe ana tjetër e medaljes që ne do të provojmë edhe ata me i dëgjua dhe me e pa se cili është vlerësimi i përgjithshëm sa i përket ndotjes së ambientit, dhe cilat janë masat që ata kanë ndërmarrë. Mirëpo kjo në kuadër të hetimit dhe përfundimisht pas publikimit të raportit do të shihen rezultatet e këtij hetimi”, tha ai.

Sipas Jasharit, duhet të ketë një strategji nacionale, një plan të mirëfilltë që qytetarët të dinë se cili është niveli i ndotjes në ambient, dhe nëse këto parametra jan? ? në pajtueshmëri me ligjet që janë nxjerrë. Sipas tij, ky është parakusht për veprimet e mëtejme të institucioneve.

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka treguar se mbi 30 për qind, në krahasim me komunat tjera, ka ngritje të sëmundjeve respiratorë dhe të sëmundjeve malinje.

Shpërndaje në rrjete sociale