Jeremiq për Kosovën: Një nënshkrim ndryshon gjithçka

INTERNATIONAL PEACE INSTITUTE, NEW YORK, NY, UNITED STATES - 2016/05/16: Vuk Jeremic speaks at the International Peace Institute. Former Serbian Minister of Foreign Affairs and past President of the United Nations 67th General Assembly Vuk Jeremic, a candidate to the position of UN Secretary-General, spoke at the International Peace Institute's Trygve Lie Center for Peace, Security and Development in New York City. (Photo by Albin Lohr-Jones/Pacific Press/LightRocket via Getty Images)

10:53 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info

Lideri i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, deklaroi se në kontekstin e dialogut për Kosovën ”një nënshkrim ndryshon gjithçka, sepse Prishtina nuk do të duhej pastaj të bisedonte për asgjë, me nënshkrimin e Serbisë të marrëveshjes, siç thuhet, për normalizimin e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse, që do t’ia siguronte Kosovës ulësen në OKB e që kjo është gjëja e fundit që ata nuk kanë arritur”.

“Prandaj përsëris, ai nënshkrim i vetëm do të ndryshonte gjithçka, prandaj duhet bërë gjithçka që kjo të mos ndodhë”, deklaroi Jeremiq për mediet serbe.

Jeremiq, ish ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, shtoi se “është e domosdoshme të ndryshohet strategjia e bisedimeve me shqiptarët e Kosovës, që deri tani, shtetit tonë dhe serbëve të Kosovës nuk u kanë sjellë asnjë rezultat, ndërkohë që pala shqiptare fitoi çdo gjë që kanë kërkuar”.

“Por çka duhet pritur nga njeriu i cili ka vendosur që për Kosovën të luftojë me disa kriminelë në Mitrovicë, me Marko Gjuriqin në Bruksel, me Vulinin në uniformë të zezë e Brnabiqin, e cila deklaron se Kosova nuk është Serbi”, deklaroi Jeremiq, transmeton RTK.

I pyetur nëse ka pasur dëshmi se deputeti i Partisë Radikale Serbe Milan Radoiçiq ishte kriminel, Jeremiq u përgjigj se informacioni për Radoiçiqin u sigurua nga burime të besueshme, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

“Nëse ai më padit për shpifje, unë do t’i sjellë ata para gjykatës,” tha Jeremiç.

Shpërndaje në rrjete sociale